Nishani: I vetmi që mund të niste procesin e demokratizimit të PD ishte Berisha

0

Për ish-presidentin Bujar Nishani i vetmi i cili mund të niste procesin e demokratizimit në PD ishte Berisha. I ftuar në emisionin “Real Story” Nishani u shpreh se ky proces ose do të çojë në një ndryshim radikal të PD-së ose do të dështojë duke e çuar Shqipërinë në një krizë.

Sipas tij  sot shqetësimi më i madh në PD është se nuk po krijohet një projekt fitues. Ai tha se tashmë mbi 4 mijë delgatë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit.

“E rëndësishme është që të nisë procesi. Unë besoj tek nisja e procesit. Unë kam bindjen se aktori i cili për një mijë e një arsye që mund të niste procesin ishte Berisha. A mundet ta niste dikush tjetër? E kanë nisur të tjerë dhe janë tërhequr. Çfarë rezultatesh do të japë mbetet për t’u parë. Ose do të çojë në një ndryshim radikal të PD ose do dështojë dhe atëherë Shqipëria do të futet në një krizë deri kur të prodhohet alternativa qeverisë.  Në këtë moment nuk bëhet fjalë për raportin e Berishës me elektoratin, por me një proces të Berishës vetëm me anëtrasinë. Sot shqetësimi i madh i PD është se nuk po krijohet një projekt fitues në zgjedhje. E provuam me Bashën në 8 vite dhe dështuam. Basha nuk ka aftësinë për të prodhuar një projekt fitues. PD është bërë më e vogël, më e mbyllur dhe ka mbetur e kënaqur tek ajo politikë që nuk e sjell në pushtet. Partisë Demokratike i duhet një ndryshim radikal. Ne kërkuam, përpara nesh kanë qenë të tjerë, Topalli, Imami, Ristani. Sot ne jemi në një situatë që biem në gropë elektorale. Unë po pres që Berisha të shlyejë atë që nuk ka bërë. Lulzim Basha është i mbaruar. Ai do të shkarkohet nga anëtarsia e PD. Janë mbi 4 mijë delegadë që e kanë firmosur.Nëse PD do të vijë në procesin e kryetarit të ri me mekanzima që manipulohen nga kryetari do të doja mos kandidonte njeri. Basha po imponon pushtetin e tij”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu