Nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik në Durrës, thirrja e kryebashkiakes Sako për bizneset dhe qytetarët

0

Në Durrës kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Kryetarja e Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako ka publikuar disa fotografi ku duket se po pastrohet e gjithë zona bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku.

Sako i bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për mbajtur sa më pastër mjedisin.

Ndër të tjera, kryebashkiakja e Durrësit thotë: “Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë e pastër përpara fillimit të sezonit. Pastrimi është detyra jonë e përditshme por ruajtja e mjedisit është një kontribut i të gjithëve. Durrësi i pastër është prioriteti ynë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu