Nisja e vitit të ri akademik është shoqëruar me rritje të çmimit të apartamenteve në Elbasan.Kjo edhe për faktin se këtë vit shihet një rritje e interesit të rë rinjve për tu akomoduar në apartamente me qera.Zonat më të preferuara janë ato pranë godinave të fakulteteve universitare.
Një apartament 1+1 i kompletuar varjon nga 200 deri në 250 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa apartamentet 2+1 shkojnë deri 300 mijë lekë në muaj.Në këto kushte studentët të cilët nuk kanë arritur të gjejnë një banesë me qera i janë drejtuar konviktit shtetëror me një kosto më të ulët.
Për ata studentë që e kanë të pamundur të punojnë dhe varen nga familja mbulimi i kostove është edhe më i vështirë./Infoweb Media