Nita Latifi: Familja ime është kërcënuar gjatë ditëve të mia në Big Brother

0

KOSOVË- Nita Latifi është këngëtarja nga Kosova që qëndroi plot 110 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Vip në edicionin e dytë, duke arritur shumë pranë finales. Gjatë këtyre ditëve, Nita u bë personazh shumë i dashur për publikun, i cili ka dashur t’a mbajë brenda për një kohë të gjatë. Në një intervistë për Prive, këngëtarja foli për eksperiencën e saj gjatë ditëve në shtëpinë e BBV. Mes të tjerash, artistja theksoi se familja e saj ka marrë kërcënime gjatë kohës sa ishte atje. Megjithatë, shtoi se nuk i kanë marrë edhe aq seriozisht sepse ‘në fund të fundit ishte thjesht një lojë’.

“Ka pasur ofendime, kërcënime të ndryshme por familja ime ka qenë e vetëdijshme që ajo thjesht ka qenë një lojë, në kuadër të lojës. Kanë arritur të mbajnë një balancë dhe të mos e marrin afër zemrës”, përfundoi Latifi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu