Një 19-vjeçar thyen rekordin botëror në 100 metra stil i lirë, specialistët: Kohë e pamundur

0

Noti në Lojërat Olimpike është një nga sportet më të ndjekura, pasi shfaqja është e garantuar.

E këtë e arriti edhe kinezi Pan Zhanle, kur fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, duke thyer rekordin botëror e duke ulur kohën e mëparshme me 0.4 sekonda.
Notari 19-vjeçar përfundoi garën në kohën 46.60 sekonda, përpara notarit australian Kyle Chalmers dhe rumunit David Popovic.
Por suksesi i Zhanle u sfumua pas deklaratave të Brett Hawke. Ish-nënkampioni australian, aktualisht trajner, e konsideron kohën e Pan Zhanle në 100 metra si të jashtëzakonshme dhe të pamundur nga ana njerëzore.

“Jam i mërzitur sepse atë rezultat në 100 m stil i lirë, nuk mund ta arrijë askush me një diferencë të tillë trupore” – tha Hawke.

“E kam studiuar këtë sport për tridhjetë vjet dhe kjo shpejtësi nuk është reale. Nuk mund të fitosh ndaj një grupi të tillë notarësh e me një avantazh të tillë, pasi ata janë më të mirët në histori.

Njerëzisht është e pamundur”, tha ai pas garës së zhvilluar në Paris.

Dëshmia e tij ka bërë xhiron e botës dhe hija e dopingut po duket sërish mbi Kinën.

Në prill u zbulua se 23 sportistë nga Kina, rezultuan pozitivë për një substancë të paligjshme, ata u pezulluan nga Agjencia Botërore Anti-Doping, e më shumë se gjysma e tyre mundën të ishin në këto Lojëra Olimpike.

E megjithatë emri i kampionit olimpik Zhanle nuk ishte në atë listë të zezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu