Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, është diagnostikuar me koronavirus, siç ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram.
Kryeministri grek tha se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e tij.
“Në testin e shpejtë ditor që bëra sot në zyrë dola pozitiv për Covid-19. Rrjedhimisht do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj që andej. Dua që të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda. “Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë”, thotë ai.