Një dron mbërrin për Luizin, por banorët nuk lejohen ta shikojnë

0

Pas situatës së ndodhur gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme Luizi u braktis nga pjesa më e madhe e banorëve dhe ndodhet në një situatë të rënduar psikologjike. Por mbështetja nga fansat e tij nuk mungon dhe sot mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” ka fluturuar një dron me një mesazh për Luizin.

Droni mbante një çarçaf ku shkruhej: “Si i thuhet luanit në shqip? #MELUIZIN”.

Por, në momentin që droni ka shkuar mbi shtëpi, banorët nuk u lejuan ta shikonin, duke u urdhëruar që të futeshin në dhomën e gjumit.

Luizi është shfaqur i shqetësuar se droni i dërguar për të mund të kishte mesazhe negative.

Gjithashtu piloti Arbër Xhaja ka treguar se fansat e Luizit i kanë kërkuar të fluturojë me parashutë për t’i dhënë edhe një tjetër mesazh, por Arbri sqaron se ngritja e parashutës mbi shtëpinë e BBV është ende e ndaluar nga produksioni dhe është në pritje të një komunikimi të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu