Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë, pak minuta më parë, (ora e raportimit 19:45min).
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e ‘Milet Bahçes’. Ka qenë ndërhyrja e shpejt e qytetarëve dhe më pas intervenimi i brigadës së Zjarrfikësve që kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.
Fëmija është nxjerrë me sukses nga dallgët e ujit, fal ndërhyrjes së shpejt të një qytetari-hero, i cili është hedhur në ujë për ta shpëtuar dhe i njëjti, siç merr vesh ‘RADIO 1’ ka thyer këmbën e tij.
Dëshmitarë të rastit thanë për ‘RADIO 1’ se fëmija ka qenë duke lozur në qendër të qytetit me auto-lodra.
Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as gjendja e përgjithshme shëndetësore e fëmijës.