Një Ferrari i rrallë, me vlerë më shumë se 3 mln. euro, përplaset me një pemë…

0

Midis viteve 2002 dhe 2004, u prodhuan 400 makina, të markës “Ferrari Enzo” në Maranello. Një makinë e çmuar dhe e rrallë, e prodhuar për të festuar 55-vjetorin e atëhershëm të kokëkuqes.

Por nëse numri i modeleve në rrugë është tashmë i ulët, është padyshim mbresëlënëse të shohësh se njëra prej tyre u shkatërrua në një aksident. Ndodhi më 18 janar në rrugët e Baarnit, në provincën e Utrechtit dhe vetëm gjysmë ore nga Amsterdami, në Holandë. Agjencia holandeze e lajmeve “AD” e konfirmon këtë: fajtori është një mekanik i “Ferrari Kroymans”, me qendër në Hilversum të Holandës së Veriut.

Sipas rrëfimit të një dëshmitari të pranishëm në momentin e fatkeqësisë, makina me motor të mesëm Maranello, po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur mekaniku, pak pasi doli nga autostrada, humbi kontrollin dhe më pas u përplas në një pemë me pjesën e pasme. Nga përplasja, Ferrari Enzo doli i shkatërruar: përveç dy rrotave nga ana e pasagjerit që u shkëputën nga të dy boshtet, u dëmtuan panelet e trupit, si dhe dëmtime të ndryshme në kroskotin dhe të drejtimit. Për fat të mirë, si grupi i fuqisë V12, ashtu edhe monokoku i fibrave të karbonit, nuk u prekën nga përplasja.

Klima dhe kushtet e motit gjithashtu kontribuan në aksident. Edhe pse nuk binte shi në Baarn në kohën e fatkeqësisë, rrugët ishin të ftohta dhe të lagështa, me temperatura mbi zero, kushte jo ideale për të drejtuar një makinë 660 kuaj fuqi me shpejtësi të plotë. Tani pyetja është nëse supermakina do të riparohet, apo do të hiqet nga qarkullimi.

Nga 400 makina të ndërtuara, vetëm tre prej tyre janë të regjistruar në Holandë. Nëse në ankandet e fundit në mbarë botën dy ekzemplarë u shitën për 1.76 dhe 2.64 milionë euro, sipas burimeve locale, Ferrari i shkatërruar vlerësohej në 3.5 milionë dollarë (më shumë se tre milionë euro), duke qenë shumë i kërkuar në zonë. Por tani, rrezikon të zhduket përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu