Një morg për 1 mln banorë, spitalet publike e private përplasen në QSUT

0

Situata më alarmante paraqitet në rrethe, ku morgje funksionale kanë vetëm spitalet e qyteteve ku janë vendosur zyrat e qarkut.

Kush humb jetën gjatë kohës së qëndrimit në spital sillet këtu, në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ka kapacitet për mbajtjen e vetëm 24 trupave. Një natë këtu kushton 3 mijë lekë.

“Familjarët mund ta lënë në ruajtje disa ditë pasi mund të jenë jashtë. Por jemi i vetmi morg për 1 milion banor, kemi mbingarkesë. Në kushte frigoriferike kemi vend vetëm për 24 trupa”, thotë Bledar Xhemali, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në 2007 morgu në spitalin e traumës, që përballon pjesën kryesore të aksidenteve, kushtoi 11 milionë lekë. U përdor për pak kohë, por tashmë nuk është funksional. Në ambientet e tij është vendosur shërbimi i imazherisë. Edhe infektivi nuk ka morg.

Në Institutin e Mjekësisë mjekoligjore bëhet autopsia.

Situata më alarmante paraqitet në rrethe, ku morgje funksionale kanë vetëm spitalet e qyteteve ku janë vendosur zyrat e qarkut. Në qytetet e tjera, morgjet janë kthyer në zyra ku qëndron përkohësisht pacienti i pajetë.

“Duke përjashtuar morgun qendror, shumica e rretheve nuk kanë frigorifer. Shumica janë në gjendje të mjerueshme, pasi atje ka 30 vite që nuk investohet për morgje”, shprehet mjeku.

Ministria e Drejtësisë po përgatit një ligj që i kalon në varësi të dyfishtë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, morgjet e qarqeve. Në mënyrë që të investohet dhe personi që largohet nga jeta të trajtohet në mënyrë më dinjitoze, trupat parashikohen të varrosen brenda 1 muaji nga bashkia, nëse nuk i kërkon asnjë familjar, dhe jo të lihen pafundësisht në morg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu