‘Një re radioaktive po mësyn drejt Europës’! Rusia përhap alarmin dhe i fut të dridhurat Perëndimit

0

Moska po përpiqet të trembë Evropën, por Agjencia Bërthamore Polake hedh poshtë zërat: “Nuk ka re toksike”.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Nikolai Patrushev, kishte thënë se një re radioaktive ishte lëshuar në Ukrainë si rezultat i një sulmi rus në një depo municioni të supozuar të uraniumit.

Patrushev, një nga njerëzit më të afërt të Putinit, nuk dha detaje, por besohet se po fliste për bastisjen e fundjavës së kaluar kundër Khmelnitsky.

Shumë llogari sociale pro-ruse kanë folur për rritje të rrezatimit gama, duke paraqitur të dhëna të mohuara nga autoritetet e Kievit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu