Një tjetër pjesëtar u shtua Familjes Mbretërore, Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

0

Më datën 18 shtator, Princesha Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Mbesa e mbretëreshës është e 11-ta në radhë për fronin. Lajmin e konfirmoi Pallati Buckingham në një deklaratë.

Ditën e sotme, Princesha Beatrice ka zbuluar se të bijën e kanë quajtur Sienna Elizabeth.

“Ne jemi të lumtur të ndajmë që ne e kemi quajtur vajzën tonë Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke shoqëruar foton, në të cilën shfaqen gjurmët e së bijës.

 

Beatrice është vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut. Ajo u martua me Mapelli Mozzi në një ceremoni private korrikun e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu