Njihuni me efektet që shkakton kafja në trupin dhe trurin tonë

0

Të gjithë e dimë se pijet freskuese dhe ato me sheqer nuk janë edhe aq të mira për shëndetin, por çfarë dimë për kafen?

Shumica prej nesh preferojmë të zgjohemi nga gjumi dhe gjëja e parë që bëjmë është pirja e një kafe para se ta fillojmë ditën, madje edhe gjatë ditës i konsumojmë disa tjera.

Sasia e rekomanduar e konsumimit të kafeinës është 300mg, por shumica prej nesh jemi duke e tejkaluar këtë dozë në mënyrë që të përshtatemi me orarin e ngarkuar të punës dhe detyrat tjera që i kemi.

Në fakt, ka shumë njerëz që e tejkalojnë sasinë e rekomanduar të kafeinës ende pa arritur në zyrë.
Hulumtimet e hollësishme kanë treguar se kafeina ka efekte fitimprurëse kur përfshihet në dietë, siç është rritja e vëmendjes, performancës fizike, etj.

Madje edhe Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka konstatuar se 75mg kafeinë ndihmojnë në rritjen e përqendrimit dhe vëmendjes.

Sidoqoftë, tejkalimi i sasisë së rekomanduar ditore të kafeinës mund të ketë efekte masive negative në shëndetin mendor.

Sasia e tepërt e kafeinës mund ta çrregullojë edhe gjumin, e gjithashtu mund të çojë edhe në hiperaktivitet.

Konsumimi i kafes në stomak të zbrazët mund ta stimulojë edhe prodhimin e acidit hidroklorik.

Nëse trupi juaj duhet të prodhojë më shumë acid hidroklorik për t’iu kundërpërgjigjur kafeve të rregullta që i pini, atëherë trupi fillon të ketë probleme të prodhojë mjaftueshëm acid hidroklorik për t’u marrë me tretjen e një shuajte të madhe – e kjo shpie në shtim të peshës.

Shumë pak njerëz e monitorojnë sasinë e kafeinës që e konsumojnë dhe, duke marrë parasysh se shumë ushqime e pije përmbajnë kafeinë, ne jemi duke konsumuar nivele shokuese të kafeinës.

Përveç tjerash, nivelet e larta të kafeinës – posaçërisht kur përzihen me ëmbëltues artificialë – mund të ndikojnë negativisht edhe në sistemin e tretjes, në pulsin e zemrës dhe kësisoj çrregullimet e ankthit dhe panikut vetëm sa keqësohen.

Është gjë e mirë t’i keni parasysh edhe produktet të cilat përmbajnë kafeinë dhe sa përmbajnë, në mënyrë që të keni më shumë kujdes për sasinë e rekomanduar ditore që e konsumoni.

Përmbajtja e kafeinës në pijet dhe ushqimet e zakonshme:

– Redbull (kënaçe 250ml): 80mg kafeinë
– Çokollatë e zezë (100g): 80mg kafeinë
– Coca-Cola dietike (kënaçe 330ml): 42mg kafeinë
– Çaji i zi: 31mg kafeinë.

Nga Anxhela Aliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu