Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili sot deklaroi se do ta shkrijë SPAK-un nëse opozita do të vijë në pushtet.
Rama ka publikuar videon e një bufi, duke ironizuar kryedemokratin ndërkohë që në video shkruhej: “Do ta shkrijë SPAK-un.” Në mesazhin e tij mesh disa ikonash, Rama ka shkruar të gërmëzuar, “Noc Rrokun”.
Kujtojmë se më herët, Berisha deklaroi se SPAK nuk mund të kontrollojë telefonat e gjykatësve specialë, duke shtuar se “ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri se kanë pasur”.
“Të njëjtin fat me bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.”- tha Berisha.