Nuk do i besoni syve! Ja si dukej këngëtari i “Maneskin” në adoleshencë

0

David Damiano, këngëtari i grupit italian që fitoi Eurovision-in, ka qenë qendra e vëmendjes këto ditë pasi u akuzua se piu drogë në skenë, akuza që u hodhën poshtë nga testi i drogës. Ai u dallua po ashtu edhe për paraqitjen e tij, por a jeni kuriozë të dini si dukej këngëtari para se të bëhej i famshëm?

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa foto ku shihet një pamje shumë e ndryshme nga ajo që ka sot. Ai duket tejet i pashëm dhe shumë ndryshe.

Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe David Bowie dhe Elvis Presley dhe është Bricjap. Ai ka një dobësi të madhe për nënën dhe vëllai i tij. Nuk dihet raporti i tij me babanë pasi ai ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së medias. Që në moshë të re atij nuk i pëlqente shkollën, por muzikën rock dhe donte të ndiqte ëndrrën e tij për tu bërë muzikant.

Ai bëri debutimin e tij televiziv, kur ai ishte vetëm 18 vjeç me grupin e tij “Måneskin” në X Factor, që bëri shumë përshtypje te publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë. Pasuria e tij arrin 8.5 milion dollarë, sipas “HollywoodsMagazine”. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga puna e tij si muzikant profesionist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu