Nuk do ta besoni çmimin që do të ketë bileta e avionit nga Kukësi drejt Stambollit apo Zyrihut

0

Nga 15 Korriku do të nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut”. Lajmin e mirë që i jep fund pritjes, e dha vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar zotim të mbajtur dhe jo premtim fushate. Linjat e para do të jenë drejt Turqisë dhe Zvicrës, ndërkohë që ka publikuar edhe çmimet e biletave drejt këtyre dy destinacioneve.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit

* 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR” mbyllet postimi i Edi Ramës.

Në 18 Prill në Kukës u ul avioni i parë, ndërsa hapësira deri në 15 Korrik shërben për lidhjen e marrëveshjeve me kompanitë për fluturimet ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu