“Nuk e kuptoj zgjidhjen e Bashës”, Pack: Berisha u keqtrajtua, s’jam kundër tij

0

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack vazhdon të qëndrojë kritike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Për “Euronews”, kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane e quajti të pakuptimë vendimin personal të Bashës pa e hedhur në votim me anëtarësinë e PD-së. Pack shtoi se Basha ka vepruar në kundërshtim me statutin e partisë.

“Dhe nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, iu bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet”, shtoi Pack.

Më tej, ajo foli dhe për aksionin e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës duke e konsideruar si të drejtë. Pack tregoi se është e asnjëanëse në këtë situatë se kush duhet të marrë drejtimin e PD-së. Ajo tha se zgjidhja e krizës do të vijë nga demokratët.

“Pasi ai u keqtrajtua, duke u dëbuar nga grupi parlamentar, nga PD-ja dhe nga Parlamenti. Ndaj, nuk mund të jem kundër tij. Nuk jam pro, nuk jam kundër. Mendoj se i takon anëtarëve të PD-së për të gjetur një zgjidhje”, përfundoi Doris Pack për “Euronews”.

VIDEO E “EURONEWS”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu