‘Nuk e vrau varka por shteti’/ Vdekja tragjike e 7-vjeçares në Himarë, mbahet sot protesta nga shoqëria civile

0

TIRANË- Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Protesta e cila ka moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.

Reagimi i shoqërisë civile

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit. Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua…. Të kërkojme shkarkimin ose… Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu