“Nuk isha komunist, as antikomunist”, Majko: Me PD-në u ndava miqësisht

0

Ish-kryeministri Pandeli Majko tregoi arsyen se përse zgjodhi t’i bashkohej Partisë Socialiste pas shpalljes së pluralizmit në 8 dhjetor 1990. Në studion e “Opinion”, Majko tregoi se nuk ishte as komunist dhe as antikomunist. Teska sot në emision flitet për Lëvizjen Studentore që solli shpalljen e pluralizmit politik, Majko tregoi se u nda miqësisht me Partinë Demokratike dhe se e ka patur të vështirë zgjedhjen për të qenë pjesë e Partisë Socialiste.

“Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike nuk ishte partia ime. U ndava me ta miqësisht. Partia Demokratike ishte partia e njerëzve që kundërshtonin komunizmin dhe ishin antikomunistë. Unë nuk isha komunist, por nuk isha antikomunist. Unë mendoj që fakti që shumë përfaqësues të lëvizjes së Dhjetorit u shpërndarë në parti të ndryshme tregon universitetin e kësaj lëvizje. Në thelb kjo i bëri mirë Shqipërisë. E pata shumë të vështirë zgjedhjen”, u shpreh Majko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu