Nuk ka bërë asnjë reagim pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Monika Kryemadhi kujton ditëlindjen e 17-të të LSI-së

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qendruar e tërhequr dhe larg vëmendjes publike që prej zgjedhjeve të 25 Prillit, ka bërë sot një reagim në rrjetet sociale, ku përkujton ditëlindjen e 17-të të LSI.

Kryemadhi shkruan se të gjithë djemtë e vajzat që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë për LSI-në, kanë përkrahjen e saj, dhe se misioni vazhdon përpara.

Postimi i Kryemadhit:

Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.

Misioni vazhdon

Kryemadhi pritet që të rikthehet si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e tij të 10, si përfaqësuese e qarkut të Fierit, ndërsa partia që ajo drejton prej disa vitesh fitoi në zgjedhjet e 25 prillit vetëm 4 mandate.

Veç Kryemadhit do të jenë në Kuvend edhe Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu