“Nuk kam vrarë njeri”, i moshuari nga Gramshi deklarata të paqarta në seancë

0

Gjykata ka lënë në Burg Xhevit Sinanin, i cili pasditen e së premtes  në fshatin Tërvol Gramsh vrau gruan dhe vëllain. Autori Xhevit Sinani kishte dyshime se i vëllai, Shaqir Sinani i ngacmonte gruan, Zeqine Sinani.

Por ai ka qenë i paqartë me deklaratat e tij në seancë.

Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.

Pyetje: Ti ke vrare njeri?

Xheviti Sinani: Jo skam vrare njeri.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu