Nuk kanë fund aksidentet e Green Line, autobusi merr para motoçikletën dhe pemën

0

Nuk kanë fund telashet për linjën e autobusëve ‘Green Line’ në Tiranë. Që kur kanë hyrë në qakullim këto autobusë janë përfshirë në aksidente të shumta. Paraditen e kësaj të diele një autobus është aksidentuar në rrugën “Ferid Xhajko” afër 5 Majit, ku ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe motomjet të parkuar. Policia bën me dije se shkak është bërë shoferi i autobusit, të cilit i ka rënë të fikët.

Kjo linjë u pompua si një sukses i madh nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, linjë e cila zotërohet nga Nadir Çausholli.
Ndërkohë në lidhje me këtë aksident ka reaguar edhe kreu i Nismës “Thurje”, Endri Shabani, i cili është edhe anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke kërkuar që urbanët ti rikthehen publikut.
Shabani argumenton se aksidentet e linjës “Green Line”, tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës. Ai deklaron se nesër do t’i kërkojë zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të bashkisë anullimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.

Reagimi i Endri Shabanit:
Boll më! Koha për t’ia rikthyer urbanët publikut!
Linja e unazës i është dhënë monopol një operatori privat, me argumentin se e menaxhon më mirë se bashkia.
Sot, për të disatën herë autobuzët e kësaj linje shkaktuan një aksident tjetër në mes të Tiranës.
Është e njëjta linjë që i hodhi qytetarët në Lanë.
Është po e njëjta linjë që mori përpara makinat e parkuara në semafor tek parku rinia.
Është po e njëjta skenë me urbanët privat që marrin përpara tabelat e reklamave, stacionet e autobuzëve apo makinat e qytetarëve.
KJO DUHET TË MARRË FUND!
Pavarësisht shkakut real, apo justifikimit që jepet në media, këto aksidente tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës!
Prej tre vitesh si Nisma Thurje kemi kërkuar inspektimin e këtyre autobuzëve urban, apo raportet e kontrollit teknik nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, por ka patur zero transparencë.
Prandaj nesër do t’i kërkoj zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetari të bashkisë anullimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.
Ta nisim nga kjo linjë, si hap i parë, për tu shkëputur nga ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe për t’i ofruar Tiranës një transport publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu