“Nuk kanë vullnet politik”, Presidenti slloven: Zbatoni marrëveshjet Kosovë-Serbi

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha të hënën se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme jo vetëm për të dy palët por edhe tërë Ballkanin Perëndimor, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e deritashëm. Ai i bëri këto komente në Prishtinë ku po qëndron në një vizitë pas asaj të një dite më parë në Beograd.

“Meqë po vijë nga Beogradi dhe pas bisedës me (Aleksandër) Vuçiçin, nuk mund të mos e them se në Beograd kanë bindje se Prishtina nuk ka vullnet politik dhe se ekziston edhe këtu mendimi tjetër se Beogradi nuk ka vullnet politik. Nga përvoja ime, pa dëshirën që të ndikojë, propozoj që të tejkalohen këto mosmarrëveshje dhe të vazhdohet me biseidmet”, tha ai duke nënvizuar fillimi i mirë i përparimit në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura, përfshirë atë për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu