Nuk lejohen protestat pa lejen e policisë? LSI depoziton propozimin për Kodin Penal, Vasili: Të ndryshohet, dënon padrejtësisht qytetarët

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social “facebook” se LSI ka depozituar propozimin për ndryshimin e Kodit Penal sa i përket tubimeve të organizuara nga qytetarët.

Postimi i Plotë:

Deputetet e LSI depozitojne ndryshimin ne Kodin Penal per Tubimet!! Ndryshimi i Kodit Penal në zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte depozituar sot ne Kuvendin e Shqiperise. Kushtetuesja ka folur, tani Urgjent ndryshimi i Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret! Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë. Per kete Vendim Rilindja as flet dhe as shprehet me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.

Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..” Pas muaj te tere ku Kuvendi nuk ka reaguar duke u vendosur ne kushtet e pakushtetushmerise tani nuk ka me asnje minute kohe per tehumbur per te votuar keto ndryshime te Kodit Penal qe i japin fund denimit te paligjshem te mijra qytetareve qe protestojne per te drejtat e tyre themelore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu