“Nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka”, Borell: Sot të hapim negociatat me Shqipërinë e RMV

0

Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka sjellë edhe reagimin e shefit të diplomacisë së jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell. Përmes një mesazhi, Borrell është shprehur se nuk mund të vijohet me këtë situatë.

 “Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë,”- është shprehur Borrell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu