Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Këngëtari akuzon çmimet Grammy për korrupsion

0

Këngëtari me famë botërore, The Ëeekend, ka bërë një akuzë të rëndë për korrupsion ndaj çmimeve Grammy.
Ylli kanadez pritej të kishte një super performancë në këtë garë falë albumit të tij mjaft të suksesshëm “After Hours” dhe hitit “Blinding Lights”. Por nuk ndodhi ashtu, dhe zhgënjimi i tij ishte mjaft i qartë.
“Grammy-t mbeten të korruptuar,” shkroi The Ëeeeknd në Tëitter. “Jeni në detyrim me mua, adhuruesit e mi dhe transparencën e kësaj industrie,” thuhej në mesazhin e tij.
Organizatorët e eventit u shprehën se ndihen keq për shqetësimin e këngëtarit, por thanë se çdo vit ka ndodhur që disa krijime të mira, të mbeten jashtë konkurrimit. “After Hours” është albumi më i shitur i vitit deri në tani në SHBA, ndërsa “Blinding Lights” është hiti i 10-të më jetëgjatë në historinë amerikane të top listave.
Nominimet e çmimeve Grammy për vitin 2021 u mbizotëruan nga Beyonce, Dua Lipa dhe Taylor Sëift. Këngëtarja me origjinë shqiptare mori këtë radhë 6 të tilla. Dy vjet më parë, Dua u shpall artistja e re më e mirë në Çmimet Grammy, teksa së fundi në karriera e saj po njeh vetëm sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu