Nuk regjistrohet asnjë vdekje Covid në Kosovë, kurba e infektimeve në rënie

0

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 19 raste pozitive nga 2733 testime të  kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 01 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu