Nuk u tregoi për futjen në BBV/Xheisara: Nuk do më lejonin, mami njëherë…

0

Këngëtarja dhe banorja e re e Big Brother Vip , Xheisara Frisku ka treguar ditën e sotme se familja e saj nuk e ka ditur për hyrjen e saj në shtëpi se pse ka pasur frikë nga reagimi që mund të merrte.

Ajo ka qënë në oborr duke biseduar me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn teksa ka thënë se përveç motrës nuk i ka treguar askujt pasi do ishte një situatë me e keqe dhe si shembull ka dhënë të ëmën. Ajo thotë se e ëma do i kishte thënë menjëherë jo nga frika e opinionit.

“Përveç motrës nuk i kam thënë të shtëpisë pse jam futur,do kisha qenë më keq po ti kisha thënë dhe të isha futur sepse e njoh mamin tim,do më thoshte jo se do të shohin njerëzit”,tha Xheisara.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje Donaldit, i cili i ka thënë se ajo këndon në skenë natën dhe ka një jetë aktive.

“Po ti je vajzë e skenës, ti punon në jetë nate”,i tha Donaldi.

Xheisara ka thënë se shqetësohet për shendetin e të ëmës pasi i përjeton keq gjërat kurse i ati është shumë ndryshe dhe i thotë t’i bëjë gjërat si do pa e vrarë mendjen për njerëzit.

“Sado të jem vajzë e skenës unë shqetësohem për shëndetin e mamit tim sepse është një person që i përjeton gjërat,kurse babin e kam komplet ndryshe,më thot bëj çfarë të duash dhe mos e vrit mendjen se çfarë thonë njerëzit se atë punë kanë”,u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu