OBSH:” Rreth 4 milionë njerëz janë infektuar me Covid gjatë një jave.”

0

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se gjatë shtatë ditëve të fundit janë infektuar me Covid-19 4.060.891 persona, ndër të cilët 67.221 kanë humbur betejën me virusin.
Një javë më parë ishin konfirmuar 3.977.223 raste të reja me COVID-19, si dhe 59.699 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Megjithatë OBSH konsideron se të dhënat për javën e kaluar, tregojnë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.
Trendi i rënies së numrave me raste të reja është vërejtur në Evropë dhe Azinë Juglindore, derisa përhapja është rritur në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ku gjithashtu ka pasur rritje edhe të numrit të rasteve të vdekjeve.
Gjatë periudhës 16-22 nëntor, rritje më të madhe të numrit të rasteve të reja janë konfirmuar në Evropë – me rreth 1.7 milion dhe mbi 32.600 raste tjera të vdekjes.
Në anën tjetër, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut gjatë të njëjtës periudhë, kanë shënuar mbi 1.6 milion raste të reja me COVID-19 dhe afro 22 mijë vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu