Oda Eonomike në Kosovë ngre alarmin: Viti 2022 do të jetë edhe më sfidues

0

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi, ka ngritur alarmin ditën e sotme lidhur me krizën ekonomike që pritet të prekë Kosovën.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kriza ekonomike gjatë vitit 2022 do të jetë edhe më e thellë se ajo e vitit paraprak. Këto humbje sipas tij këtë vit do të jenë edhe më të mëdha dhe një nga arsyet është dimri i gjatë duke marrë parasysh faktin që Kosova shtë zhytur në një krizë energjitike dhe ka probleme me furnizim me energji elektrike dhe çmimin e lartë të saj. Një tjetër arsye është se do mungojnë paratë e ardhura nga emigrantët gjatë verës, një burim të ardhurash prej të cilir Kosova është tashmë e varur. Dy problemet e tjera janë mungesat në fuqinë punëtore dhe mosdhënia e rëndësisë së duhur procesit të vaksinimit.

Në fund ai shtoi se qeveria, parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e këtyre temave por edhe shumë çështjeve të tjera me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit.

Edhe pse numri i rasteve aktive me Covid-19 ishte i lartë gjatë verës së kaluar, qeveria e Kosovës lejoi mbajtjen e dasmave dhe aktivitete tjera në fushën e gastronomisë. Si rezultat, ekonomia kosovare u rrit pas shpenzimeve që bëri diaspora gjatë verës, e me ekonominë u rritën edhe rastet e reja dhe rastet e vdekjeve nga Covid-19, duke prekur shifra rekorde në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

Viti 2022 do te jete shume me sfidues se sa viti 2021, ne aspektin ekonomik, per disa arsye: Nuk do te perseritet vera e vitit 2021, qe ishte infuzioni kryesor per shume ndermarrje (i ardhur nga diaspora), te dermuarra nga pandemia; Konsumi do te shenoj renie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do te jete ne renie. Ky dimer do te jete me i “gjate” se tjeret, marre parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjise elekttike dhe çmimet e rritura ne pothuajse te gjithe lendet e para dhe produktet finale, nga kategorite e produkteve qe ne i importojme. Paparashikueshmeria me pandemine do te vazhdoj te sjell kokeçarje per sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin te kuptoj, cka eshte vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nese te njejtat nuk garantojne liri te veprimit dhe kryerjes te aktivitetit biznesor. Çdo mase per kontrollimin e pandemise, duhet te kufizoj te pavaksinuarit e jo ata qe me shume zell e respëktuan thirrjen per vaksinim. Do te rritet problemi me fuqine punetore. Mosgjetja e punetoreve me shkathtesi te caktuara eshte si problem ne rritje per te gjithe sektoret. Nese kjo problematike vazhdon, ne do te kemi probleme serioze me aftesine konkurruese per eksport dhe investime. Qeveria, Parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet te jene te hapura per dialog me sektorin privat, ne adresimin e ketyre temave por edhe shume çeshtjeve tjera me rendesi jetike per zhvilimin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu