Olsian Çela për hetimet mbi zgjedhjet: Ngjarjet kriminale duan kohë për përgjigje…

0

Hetimet mbi zgjedhjet, Olsian Çela: Me rëndësi transparenca! Ngjarjet kriminale duan kohë për përgjigje

“Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë e rretheve të kryen hetime të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparence që publiku të jetë I qartë dhe të ketë informacion mbi atë që ka bërë prokuroria. Duam të jemi të besueshëm për qytetarët.

Çështja e zgjedhjeve prek shumë prokurori dhe janë çështje që kanë impakt në të gjithë vendin dhe ndaj rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota.  Kemi kërkuar angazhim për hetim të të gjitha ngjarjeve që lidhen me çështjet e zgjedhjeve. Në procesin ligjvënës prokurori i përgjithshëm nuk i propozon parlamentit. Është çështje që vlen të diskutohet.

 Kjo është një çështje që do një kohë të gjatë për përgjigjet. Synojmë nxitjen e prokurorive që të vazhdojnë të kenë në fokus hetimin sa më shpejtë dhe primare mbetet besueshmëria. Ka nevojë që prokuroria të mos humbë fokusin nga asnjë çështje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me çdo formë të krimit. Mbetet prioritet i prokurorisë të ruajë koherencën”, deklaroi ai.

Vijon….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu