Olsian Çela raporton në KLP: Oficerët gjyqësorë zvarrisin hetimet, do të përballen me pasoja

0

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Cela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për vitin 2020, lidhur me funksionimin dhe administrimin e sistemit të prokurorisë.

Çela theksoi se ka ende drejtues prokurorie që ende nuk e kanë kuptuar rolin e tyre. Kryeprokurori tha se kanë ngritur një grup pune për të modernizuar sistemin e tyre të të dhënave. Sipas tij këtë vit është ashpërsuar disa herë Kodi Penal, por kjo nuk sjell rezultat.

“Kemi ngritur një grup pune për të modernizuar sistemin tonë të të dhënave. Unë serish e konstatoj me keqardhje që mjafton një ngjarje kriminale për të shkaktuar reagimin e natyrshëm për të ashpërsuar menjëherë dënimet apo masat e tjera. kjo është normale. Por nëse ne do të fokusohemi do të japim përgjigjen më të thjeshtë ndaj këtyre fenomeneve nuk do të bëjmë ndonjë gjë të madhe, kodi jonë penal është ashpërsuar. Unë mendoj se nuk është kjo përgjigja e duhur. Të dhënat, aq sa na gjenerojnë sistemet nuk janë marrë parasysh. Kudo kërkohet ashpërsimi i dënimeve, ndërkohë që ne duhet të gjejmë metoda alternative ta shikojmë më gjerë. Fokusi jonë duhet të jetë në ndërtimin e infrstrukturës së nevojshme. Jemi në fazën finale të procesit të evidentimt të problemit tonë të brendsahëm. Për fat të keq është sistem pjesërisht funksional. Po kërkojmë ta bëjmë atë më fleksibël,” u shpreh ai.

Më tej, Kryeprokurori tha se cilësia e oficerëve gjyqësore nuk është në nivelin e duhur. Sipas tij ata shpesh zvarrisin hetimet. Për rrjedhojë, Çela paralajmëroi se po hartojnë një udhëzim të ri për marrjen e të dhenve sa i përket volumit të tyre të punës. Sipas kryeprokurorit, në këtë mënyhrë ata do të marrin informacion në mënyrë periodike për punën e oficerëve.

“Cilësia e oficerëve gjyqësore nuk është në atë nivel që pritet. Njerëzit presin rezultate kërkojnë të shohin ndryshim dhe rritje të shpejtësisë së shërbimit. Për fat të kenë sot kemi oficerë që nuk japin llogari për punën e tyre. Ajo që kam ndërmarrë këto ditë që është në fazën e projektimit për një udhëzim të ri për marrjen e të dhenve sa i përket volumit të tyre të punës. Oficerët kanë shkëputje të mëdha duke shkaktuar zvarritje të hetimit. Ne duam që përmes sistemit të monitorimit të arrijmë që në kohë reale të marrim informacion periodik për të parë ecurinë e punës së oficerëve dhe në rast se ka zvarritje të ndërhyjmë për ti përballur ata me pasoja. Kjo është sfida jonë,” deklaroi Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu