Olta Xhaçka jep lajmin e papritur: Shqipëria mund të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit…

0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e papritur për Shqipërinë, teksa tha se vendi pritet të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Xhaçka tha se duke filluar që nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të mund të bëhet pjesë e këtij grupimi. Ajo theksoi se ky ishte një momenti më historik i 65 viteve të fundit për vendin tonë.

Më tej ajo i ftoi të gjithë shqiptarët të cilët kanë ndërtuar karrierë brenda apo jashtë vendit që të aplikojnë për të qenë pjesë e ekpit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Postimi i Plotë nga Olta Xhçka

“BASHKOHU PËR MISIONIN HISTORIK TË SHQIPËRISË NË OKB

Më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 – 2023, është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë

Duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me një “Dream Team”; një skuadër profesionale të nivelit më të lartë

Të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”

Cfarë është Këshilli i Sigurimit, grupimi ku pritet të bëjë pjesë edhe Shqipëria?

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete permanente dhe 10 shtete të zgjedhura. Ka 5 shtete permanente dhe këto janë: ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. 10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një dy vjeçare. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu