Arrestimi i Elsa Lilës në Itali ishte një nga lajmet më të bujshme të ditës së sotme, pasi këngëtarja akuzohet si bahskëpunëtore e një grupi që merrej me trafik lëndësh narkotike.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe blogeri Olti Curri, i cili ironizon “gangsterat” që këndojnë hip-hop, teksa thotë se ata në realitet kanë parë vetëm sheqerin sipër petullave. Ndërsa për Elsa Lulën, blogeri thotë se është labe gangster, e cila e bën vetë trafikun dhe nuk pret që të punojë i dashuri.
”Ju kam thënë që asnjëherë gjërat dhe njerëzit nuk janë ashtu siç duken!
Ju dh*jefsha gangsterëve të Hip Hop-it që i këndojnë kokainës dhe vetëm sheqerin e petullave kanë parë.
Elsa (të shohim sa i vërtetë është lajmi) si labe gangsstere që është e bën vetë trafikun, jo të rrijë si dhëpi dhe të punojë i dashuri me kokën në torbë gjatë gjithë kohës”, shkruan Olti Curri.