Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili është arrestuar nga SPAK ditën e sotme në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ ka tentuar që të arratisët.
Në momentin që SPAK ka shkuar që t’a arrestojë në banesën e tij, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.
Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar. Të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shqirti’ janë nisur drejt Tiranës.
Më 2017 ai ka qenë i përfshirë në traifkun e 2.5 ton drogë nga Ankona në Durrës dhe madje atëhere Prokuroria kërkoi 17 vite burg për të.
Dy persona të tjerë asojkohe, Emiljano Cili dhe Artur Riza u dënuan me burg si bashkëpuntorë të Lelajt.