TIRANË- Detaje të reja dalin në lidhje me operacionin për goditjen e grupit kriminal që falsifikonin dokumentat amerikane dhe evropiane. Mësohet se Krimi Ekonomik kishte një vit hetimesh që merrej me këtë grup kriminal, ndërkohë që sot ka arritur te arrestojë 6 persona.
Po ashtu burimet bëjnë me dije se dokumentet e falsifikuara për tu shitur prodhoheshin në Kosovë, ndërsa më pas silleshin në Shqipëri për tu shpërndarë. Ndërkohë që pasaportat amerikane shiteshin me një çmim deri në 3000 euro, ndërsa dokumentet evropiane shiteshin nga 2000 deri në 2500 euro.