Opozita në Maqedoni ngre akuza të forta: Autobusi kishte lëndë prodhuese të heroinës

0

 –  Një tjetër supozim është ngritur lidhur me djegien e autobusit në Bullgari që u mori jetën 45 personave.

Sipas Alarma.bg, shpërthimi i tubave të acidit anhidrik të fshehur në bagazh mund të jetë shkaku i vdekjes së 45 pasagjerëve. Tubat me lëndë djegëse të përdorur në prodhimin e heroinës dhe amfetaminës mund të jenë shkaktari i mundshëm i tragjedisë.

Pas spekulimeve të tilla, ka dalë deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili ka thënë se është krim i organizuar. Ai ka ngritur disa pyetje se pse askush nuk e ka ndaluar autobusin për kontroll dhe pse autobusët e tjerë të Besa Trans nuk ndaluan për t’i ndihmuar por kanë nxituar drejt Maqedonisë. Sipas tij kjo bëhet për të fshehur kontrollin e bagazheve nga policia bullgare që te mos gjendejlënda e përdoeue për prodhimin e heroinës.

“Pse askush nuk ka mundur ta kontrollojë selinë e BESA TRANS për 4 ditë? Pse nuk janë caktuar në Kuvend pyetjet parlamentare të cilave do t’u përgjigjen MPB-ja, Ministria e Transporteve dhe drejtori i Inspektoratit të Transportit? A ka lëshuar rastësisht Ministria e Brendshme pasaporta për bosët e drogës nga Turqia? Pse autobusi u tolerua të udhëtonte pa leje 130 herë për në Stamboll dhe kthim? Pse udhëtimet në Stamboll ishin kaq të lira për udhëtarët? Pse u dogjën 45 të rinj dhe fëmijë të gjallë e të shëndetshëm? A është kjo tragjedi djallëzore çmimi që duhej të paguanin viktimat për transportin e organizuar të paligjshëm të acidit anhidrik që përdoret për prodhimin e heroinës? Dhe pse autobusët e tjerë nga BESA TRANS, të cilët udhëtonin me të njëjtin turne, nuk ndaluan për të parë se çfarë ndodhi, për të pritur një të mbijetuar, për të ndihmuar, por u nisën menjëherë përtej kufirit për në MK? Ndoshta për ta ka qenë më e rëndësishme që të shmangin çdo kontroll të bagazhit nga policia bullgare?”, thuhet në statusin e Milososkit në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu