‘Pagat’ kishin çmim, po targat? Skandali që ‘shitet’ si korrupsion i rëndomtë

0

Informacionet personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë janë shitur për vetëm 20-30 mijë lekë. Sot, disa javë pas skandalit, Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se në pranga kanë përfunduar 4 persona. Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, morën të dhënat personale duke ia shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Ishte Specialistja e IT, Eni Qirjako, ajo e cila ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, në këmbim të përfitimeve financiare. Kështu, me një njoftim rutinë për arrestimin e këtyre katër personave, Prokuroria e Tiranës em bylli skandalin e të dhënave të qytetarëve si një korrupsion të rëndomtë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rezulton se Qirjako, ka filluar punë si Specialiste IT te Drejtoria e Përgjithshme e Hetimeve më 20 korrik të 2020 ndërsa ra në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Pas kësaj, ajo ka njoftuar eprorin se ora dhe data e krijimit të dosjes Exel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agarajit. Rezulton se ishte pikërisht Qirjako ajo që përdorte userin me emrin Moza Seraj, nga ku dolën të dhënat.

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që i ka dhënë të dhënat e kërkuara me “ëetransfer”.

Nga ky program, të dhënat përfunduan në çdo celular e media, por autoritetet me siguri kanë harruar diçka. Skandali nuk ishin vetëm pagat, ato u paduan nga publikimi i targave të makinës dhe atyre të numrave të celularëve të qytetarëve.

A është ndjekur e njëjta skemë për të dhënat e tjera? A janë shitur edhe ato rëndom nga një punonjës administrate për një vlerë krejtësisht të pakonsiderueshme krahasuar me përmbajtjen e tyre?

Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që tha një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, duke drejtuar gishtin nga kundërshtarët politikë, por ky version iu hodh poshtë nga Prokuroria. Gaboi kryeministri Rama me ‘nuhatjen’ e tij apo arrestimi i katër personave ishte rruga më e shkurtër që mbyll këtë skandal që pretendohet se vijon me publikimin e të dhënave të tjera?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu