Pak minuta shi mjaftojnë që Durrësi të kthehet në ‘Venecia’, paralizohet lëvizja e automjeteve

0

Pak minuta shi duket se kanë mjaftuar për të përmbytur qytetin e Durrësit, një nga qytetet më problematike në vendin tonë kur vjen puna te përmbytjet.

Fillimi i reshjeve të shiut ka sjellë rritje të nivelit të ujit në disa prej rrugëve kryesore të qytetit, ku rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë pak minuta shi të mëngjesit të kësaj të enjte.

Prezencë uji ka në rrugën e stadiumit, rrugën e lagjes nr.14, nr.13 dhe për pasojë është paralizuar edhe lëvizja e automjeteve. Ndërmarrja e komunales duket se nuk ka marrë masa as këtë verë, pasi përmbytjet janë një problem i përhershëm në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu