Paketa fiskale/ Konfindustria: Mungojnë vlerësimet arsyetuese, do krijojë vështirësi

0

Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e draftit të paketës fiskale 2022, kërkon nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë të bëjë të mundur vazhdimin e konsultimit me grupet e interesit gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Këshillimet me grupet e interesit në përgatitjen e paketës fiskale 2022 kanë qenë nga më të shkurtërat në nivel historik.

Konfindustria vlerëson, se paketa fiskale 2022 është ndërtuar, duke synuar vetëm pjesën financiare të mbushjes në afatshkurtër të buxhetit. Në mënyrë të papranueshme mungojnë krejtësisht vlerësimet e domosdoshme arsyetuese të pasojave ekonomike të zbatimit të saj në nivel kombëtar dhe kategorive të prekura të biznesit. Shënojmë, se Shqipëria nuk ka portofol të vecantë qeveritar për ekonominë, por e ka të përfshirë në konflikt të qartë interesi institucional brenda Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Konfindustria nga propozimet e paketës fiskale mbështet përkatësisht : – ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat dhe pagën, si dhe – taksën shtesë të karburanteve për jahtet turistike.

Konfindustria vlerëson, se draft paketa fiskale 2022 në tërësi do të krijojë vështirësi shtesë për: – prodhimin vendor, – industritë, sidomos në kushtet e krizës energjitike, – uljen e fuqisë konkuruese të ekonomisë në tërheqjen e investimeve si dhe – krahësimisht prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashme të importit.
Përfundimet e analizës së Konfindustrisë, mbështetur në të dhënat e ardhura nga bizneset tregojnë, se sektorët ekonomikë më të prekur parashikohet të jenë; – sektori i prodhimeve bujqësore, kryesisht nga serat industriale, – prodhimi i qumështit dhe nënproduktet e tij, – agroturizmi, -kategori të gjera të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme/SME.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu