Pamje të rënda/ Hyri në det të lahej, 50-vjeçari hidhet në erë nga minat në Odesa

0

Ukrainasit po përpiqen t’i rikthehen jetës normale, edhe pse në veri të vendit luftimet ende vazhdojnë.

Megjithatë, jeta nuk mund të jetë normale, teksa vendi është i mbushur me mina dhe bomba që vrasin ende. Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi hyri në det për tu larë në një plazh në Odesa, pa e ditur se ai ishte i minuar.

Momenti i tmerrshëm është fiksuar nga disa kamera, që tregojnë se si burri hidhet në erë apo hyn në ujë, ndërsa fëmijët e tij shohin gjithë skenën.

Edhe shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por fatmirësisht, ai mbeti i padëmtuar nga shpërthimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu