Pamje tragjike, nuk ka më vende as për të djegur të vdekurit nga Covid-19

0

Ndërsa vala e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit në Indi sjell shifra rekord të infektuarish, tokat e krematoriumit në Delhi janë mbingarkuar. Skenat dramatike tregojnë sesa e ashpër është kjo valë e dytë në Indi, që po ndihet më shumë në kryeqytetin e vendit.

Në total, Delhi ka regjistruar gjithsej 956,348 raste të infektuarish dhe 13,193 viktima, sipas autoritetit shëndetësor të qytetit. Të enjten, kryeqyteti regjistroi 306 humbje jete nga Covid-19, sipas buletinit të mbrëmjes të Departamentit të Shëndetit të Delhi.

Me një mungesë të shtretërve në spitale dhe njësitë e kujdesit intensiv, të furnizimit me oksigjen dhe teste, sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi është në prag kolapsi.

Qytetet në të gjithë vendin po raportojnë një numër shumë më të madh të djegies së trupave dhe varrosjeve nën protokollet e koronavirusit sesa numrat zyrtarë të vdekjeve Covid-19, sipas punonjësve të krematoriumit dhe varrezave.

Në mbarë vendin, 332,730 të infektuar u konfirmuan vetëm të premten, duke e çuar totalin në më shumë se 16 milionë raste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu