PAMJET e aksidentit tragjik në Berat: Mercedesi çan kangjellat dhe bie në Osum, fëmija 6 vjeç me vigon në dorë! Makina tjetër nuk ndalon

0

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Berat, ku nëna dhe fëmija i saj 6 vjeçar kanë humbur jetën pasi makina me të cilën ata udhëtonin ra në lumin Osum. Siç shihet dhe nga pamjet, shoferja ka humbur kontrollin dhe ka rënë në vendin e quajtur “Ura e re”.

Dyshimet janë se Klaudja Xhaferi dhe fëmija i saj po ktheheshin nga spitali, pasi 6 vjeç kishte në dorë një vigon. Ata janë nxjerr me shenja jete nga lumi, nga qytetarët e rastësishëm që janë futur në Osum menjëherë sapo kanë parë aksidentin.

Fatkeqësisht, nëna dhe fëmija i saj janë konfirmuar të vdekur nga Policia. Më poshtë janë pamjet e siguruara nga newsbomb.al, të një biznesi në rrugën “Antipatrea”, që tregojnë gjithë ngjarjen. Ajo që bie në sy është se shoferi që udhëtonte pas Mercedesit, as nuk denjon të ndalojë.

“Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi Policia e Beratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu