Pamjet tronditëse të momentit kur një i pastrehë tentoi të rrëmbente 3-vjeçaren

0

Një vajzë trevjeçare pothuajse u rrëmbye në mes të ditës të hënën nga një i pastrehë në qytetin e New York-ut.

Sipas medieve të huaja, pamjet tronditëse tregojnë momentin kur i pastrehu kapi trevjeçaren që po ecte me gjyshen dhe dy vëllezërit e saj në Bronx.

Gjithçka ndodhi në një pikë karburanti kur i pastrehu po kalonte aty pari dhe iu afrua atyre.

Për një moment, ai kap trevjeçaren dhe fillon të arratiset me shpejtësi, derisa gruaja 65-vjeçare fillon dhe e ndjek nga pas.

Gjyshes i dolën në ndihmë një grup anëtarësh të guximshëm të publikut, përfshirë një burrë që po mbushte makinën e tij.

Burri e trembi rrëmbyesin që ta lironte vajzën e vogël.

https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu