Panik në Aeroportin e Nju Jorkut, i dyshuari arrestohet në mes të pistës, çfarë iu gjet brenda çantës

0

Momente paniku janë regjistruar në aeroportin e La Guardias në Nju Jork, pasi një pilot ka raportuar tek kulla e vrojtimit, për një person të dyshimtë. Autoritetet kanë zbritur menjëherë në pistë dhe kanë ushtruar kontrolle në çantën e burrit.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi nga avioni i “American Airlines” sapo ai u ul në pistë, ndërsa autoritetet e arrestuan të dyshuarin menjëherë duket e vendosur me fytyrë në tokë.

Sipas të gjitha dëshmive, personi i dyshuar, pasagjer në avion, nuk iu ishte disa herë punonjësve dhe mbante në dorë një pajisje të dyshimtë.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të dyshuarin e arrestuar dhe as për pakon e dyshimtë nëse përbente ndonjë kërcënim të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu