Panik në fushën e blertë/ Futbollisti shqiptar humb dy herë ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

0

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati ka përjetuar momente paniku teksa ka humbur dy herë ndjenjat në fushën e sportit.

Mbrojtësi që është pjesë e Ujpest në elitën e futbollit hungarez, humbi 2 herë ndjenjat gjatë duelit mes Kecskemet në duelin e vlefshëm për kampionat.

Kastrati u përplas në minutën e 29-të me futbollistin Hadaro, teksa nga përplasja humbi ndjenjat. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, mbrojtësi u përmend, por trajneri vendosi ta zëvendësonte.

Teksa po qëndronte në pankinë, raportohet se futbollistit shqiptar të Kosovës, i ra sërish të fiktë dhe u detyrua të shkonte me urgjencë në spital.

Media hungareze, “M4 Sport” raportoi se sipas stafit mjekësor, ai nuk është lënduar rëndë, por është dërguar në spital me një tronditje. Në fund skuadra e Ujpest arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 dhe kjo fitore iu dedikua pikërisht Kastratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu