Para se të vriste pronaren dhe bashkëshortin e saj, më pas veten, shkruajti letër duke kërkuar falje, autori e kishte planifikuar gjithçka prej kohësh

0

Detaje të reja janë zbardhur pas 2 vrasjeve dhe vetëvrasjes së ditës së djeshme në ishullin grek, Korfuz.

Sipas Protothema ishte një burrë 67-vjeçar, ai që prej kohësh kishte planifikuar të vriste Luizan, pronaren e shtëpisë në të cilën jetonte, pasi për një kohë të gjatë nuk paguante qiranë, gjë që ka sjell përplasje të shumta mes tyre.

67-vjeçari, i cili sipas banorëve të zonës ishte një person që konfliktohej shpesh me pronaren e shtëpisë e cila kohët e fundit, po kërkonte një qiraxhi të ri, i fshehur në një rrugë të lagjes pranë banesës, e ka pritur të shfaqet për ta qëlluar nga një distancë e afërt, që vdekja të ishte e sigurt.

Në ato momente, nga zhurma e të shtënave menjëherë në rrugë ka dal komshiu, burri i Luizës dhe 67-vjeçari i pamëshirshëm nuk hezitoi ta qëllonte edhe atë duke i marrë jetën. Menjëherë ai është larguar nga vendngjarja dhe me vrap është futur në shtëpinë e tij dhe po me të njëjtën armë i dha fund jetës së tij.

Kur polica është futur në banesën e 67-vjeçarit, përveç trupit të tij të përlyer me gjak, ka gjetur edhe letra në të cilat kërkonte falje nga familja e tij për vrasjen që do të kryente, gjë që tregon se ai kishte planifikuar gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu