Parakalime të rrezikshme e shkelje të tjera, policia vendos mbi 4600 gjoba

0

Drejtoria e Policisë Rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të mjeteve duke evidentuar një sërë shkeljesh.

Kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë çuar në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 4 mijë e 666 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore.

Njoftimi i policisë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

 

Gjatë tri ditëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga këta:

-21 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-Janë pezulluar 151 leje drejtimi, nga të cilat 107 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 44 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 4 mijë e 666 masa administrative, të ndara si më poshtë:

-885 masa administrative për parakalime të gabuara, ndërsa 656 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu