Parashikimi i motit në Elbasan deri në 31 dhjetor 2020. Si do të jetë koha për Vit të Ri? Ditët me shi dhe ditët me diell

0

Një dimër i pazakontë ky i sivjetmi. Në 14 ditët në vazhdim parashikohet një mot i pazakontë për muajin dhjetor.

Nuk do të mungojnë ditët me shi, por përgjithësisht do të jetë mot i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta aspak karakteristike për këtë muaj.

Reshje shiu pritet të ketë në datat 21 dhe 22 dhjetor. Pastaj sërish kohë e mirë. Reshjet pritet të rikthehen në datat 27 dhe 28 dhjetor. Moti përmirësohet në datat 30 dhe 31 çfarë presupozon se sivjet nata e ndërrimit të viteve do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm.

Temperaturat do të variojnë nga 6 gradë deri 18 gradë. Pra temperatura tipike të pranverës. Ngrica dhe akull nuk do të ketë.

Për një vit me plot të këqia si ky që po kalojmë të paktën mendon natyra për ne.

Ndaj gëzojini sa më shumë ditët me diell dhe festat e fundvitit! Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu