Partizani klubi më i shtrenjtë në Shqipëri, Tirana i ndjek, por surpriza është vendi i tretë!

0

Faqja e tregut të futbollistëve “Transfermarkt.de” ka publikuar vlerësimin e përditësuar të futbollistëve në të gjithë botën, shihni çfarë ndodh me Superligën

TIRANE – “Transfermarkt.de” ka publikuar pak ditë më parë edhe vlerat e përditësuara të lojtarëve dhe të klubeve në mbarë botën. Sa i përket tregut tonë modest, edhe pse nuk mund të krahasohemi me ato më të mëdhatë në Europë, ka një klasifikim vlerësues.

Në këtë përditësim të vlerave del se Partizani është klubi më i shtrenjtë në Shqipëri, duke rrëzuar nga piedestali Tiranën. Vlera e të kuqve përllogaritet të jetë 5.78 milionë euro, ndërsa e bardhebluve 4.9 milionë.

E treta në renditje është Egnatia me një vlerë prej 4.53 milionë eurosh. Një shifër që tregon se rrogozhinasit nuk janë surprizë e këtij kampionati me ecurinë e tyre, pasi mbartin cilësi të mëdha në ekip. Në vendin e katërt vjen Vllaznia, ndërsa befasia e madhe është Bylisi, që renditet klubi i 5 me vlerën më të madhe në treg në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu